n'LOG KU ARTI TAKOHET ME SHPIRTIN

Zbuloni piktura dhe skulptura të jashtëzakonshme që transformojnë hapësirat dhe frymëzoni mendjet. Çdo pjesë në koleksionin tonë tregon një histori unike.

Klajdi - Artist

Rreth N’Log Galeri

N’Log nuk është thjesht një emër. N’Log nuk është vetëm një markë. Është një dialog shpirtëror dhe emocional, që mbart mbi 35 vite krijimtari artistike, duke harmonizuar thelbin e traditës shqiptare me një vizion autentik dhe bashkëkohor, të formësuar dhe të realizuar nga artisti Klajd Ymeri. N’Log është një prani që ndihet instinktivisht; një frymë trashëgimie dhe imagjinate që prek jo vetëm qoshet e kujtesës emocionale, por komunikon edhe me një gjuhë avangarde, të rrënjosur thellë në shpirtin epiko-lirik të origjinës sonë kulturore. Kjo shprehje krijuese unike, në universin e artit pamor dhe simbolik, vjen në shumë trajta: si gjurmë, si kujtim dhe si përjetim i gjallë i bukurisë.

Me artistin

Klajdi Ymeri!

Artist | Skenograf | Regjisor | Visual Storyteller |
Themelues i N'Log Klajd Ymeri është një nga artistët më imagjinativë dhe shumëdimensionalë të Shqipërisë, me një rrugëtim krijues që shtrihet mbi tre dekada. I diplomuar në Akademinë e Arteve në vitin 1995, ai është një udhëtar i imagjinatës, duke krijuar botë ku tradita, ngjyra dhe shpirti shqiptar shndërrohen në emocion të gjallë. Skenograf, regjisor, shkrimtar dhe mbi të gjitha krijues i botëve shpirtërore, Ymeri e sheh artin si një urë mes brezave. Çdo vepër që prek mbart një histori, një ftesë për të ndalur, për të ndjerë dhe për të përjetuar magjinë e shpirtit njerëzor.

Rrugëtimi Artistik & Arritje Kryesore

  • 1996-1999 - Skenograf, Teatri Kombëtar "Aleksandër Moisiu"
  • 1998-2000 - Pedagog, Akademia e Arteve, Tiranë
  • 2000-2004 - Anëtar bordi, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
  • Që nga 2007 - Drejtor, Shoqata Artistike Filmike


"Klau's" Ymeri mbetet skenografi i vetëm në historinë e arteve skenike shqiptare që ka dramatizuar dhe vënë në skenë kryevepra letrare si në Teatrin Kombëtar ashtu edhe në Teatrin Kombëtar të Kukullave. Korpusi i tij artistik përfshin rreth 150 produksione në teatër, teatër kukullash, televizion dhe ekspozita. Një Vizion Përtej Skenës Universi krijues i Klajdit shtrihet përtej artit tradicional skenik. Vepra e tij jeton aty ku folklori takon imagjinatën, ku e shkuara merr frymë brenda së tashmes dhe ku thelbi poetik i identitetit shqiptar riformësohet në trajtë bashkëkohore.

30+
vite eksperience
1000+
punime te bera

KOLEKSIONI I KURUAR

Çdo vepër arti në koleksionin tonë është përzgjedhur me kujdes për meritat e saj artistike, mjeshtërinë dhe aftësinë për të frymëzuar.

Shopping Cart